“Meqe ra fjala”,
eshte nje nga shprehjet te cilen e gjykoj ndryshe, (kjo ndoshta ngaqe perdor ne
jeten e perditshme dy gjuhe, dhe e perkthej ne mendje ne menyre poetike).
“Meqe ra...fjala”,
me le ne mendje ne leshim, nje renje. Si rane shkronjat poshte? Per cudi shprehja shume here nuk perdoret
vetvetiu, si dikush qe perpiqet te kap nje teme sepse e solli fati ndermend. Ndodhe dhe e kunderta,
dikush ka dicka ndermend dhe hiqet sikur kujtohet por situaten e ka ne mendje
dhe e sjell ne siperfaqe sikur lodhet, sikur situata ishte e harruar dhe tashme
ndjen veten pa faj.
Kam afersisht 9 vjet
pa shkruajtur ne shkrim me te tillin qellim, ne gjuhen e nenes. Nderkaq... kam
kujtime me shkrime qe sjell ne menjde situata ne vendlinjen time, me disa
shkronja qe i shoqerojne. Disa reklama ne rrugen e Durresit (rugga qe nuk mban ere
krip, por benzine), disa hartime ne
fletore te njollorusa. Tani shkruaj i bindur dhe pa rrekiz nese disa fjale
mundet ne me fshehen. Ne fakt, te gjitha fjalet jetojne ne mendjen time...
Tani si kuaj te eger perpiqem ti zbut. Sapo zbuten ato, egersohem une.
Ne gjuhen shqipe,
nje fytyre e lodhur, shprehet shume here me frazen «fytyre e vrare» sa shume
frike thith mendja e sa shume lehte goja leshon fjale qe rreshkasin njerrmjet
jetes e vdekjes. Realiteti.
Vini re. Shikoni,
domethene, vini re, ne qiell. Larg.